ISO Certifications
Certifikimi me ISO Standarde!

Certifiko biznesin tuaj

Prioritet i larte per te gjitha bizneset dhe institucionet.

Lehtesim per inkuandrimin e biznesit tuaj ne tregjet europiane

Marrëveshje bashkëpunimi me kompani kredibile të akredituara për të bërë certifikimin me ISO standarde

1. QEC Certification Ltd

2. EBS Exzellenz BewertungSysteme UG

3. SIS Certifications Pvt. Ltd

QEC Certification Ltd

EBS Exzellenz BewertungSysteme

SIS Certifications Pvt. Ltd

ISO 9001

Sistemi i menaxhimit te cilesise

ISO/OHSAS 45001

Sistemi i Menaxhimit te Shendetit dhe Sigurise se Punetoreve ne Pune

ISO/IEC 27001

istemi i Menaxhimit te Sigurise se Informacionit

ISO 3434-1

Kualifikimi i Prodhimeve te Saldimit

ISO 5001

Sistemi i Menaxhimi te Energjise

Marka CE

ISO 14001

Sistemi i menaxhimit te ambientit

ISO 22000

Sistemi i Menaxhimit te Sigurise se Porduktit

ISO 28000

Sistemi i Menaxhimit te Sigurise ne Zinxhirin e Furnizimit

ISO 39001 ISO

Sigurimi per Trafikun Rrugor

Marka Hallall

Puno me certifikime profesionale

Lloje te ndryshme te certifikimeve

Meso me shume rreth disa prej ISO Certifikimeve

Shiko dhe zgjedh ate te cilen juve ju duhet

ISO 9001 është standard ndërkombëtar për Sistemin e Menaxhimi të Cilësisë (SMC).ISO 9001 është një standard bazik për ngritjen e një  sistemi të menaxhimit me anë të të cilit orientojmë organizatën në realizimin e objektivave të vendosura në aspektin e ofrimit të produkteve/shërbimeve cilësore dhe rritjen e përformancës së brendshme. Sistemi i menaxhimit të cilësisë sipas standardit ISO 9001:2015, është koncept i ri i menaxhimit të organizatës i bazuar në grupin e standardeve ndërkombëtare. Është bërë standard botëror, për organizimin e punës, të cilën e kanë pranuar mbi 170 shtete të botës. Në këtë standard janë vendosur kërkesat të cilat çdo organizatë në punën e saj duhet ti plotësojë. Në ekonominë moderne, certifikimi me ISO 9001 është kusht minimal për lidhjen e partneritetit, bashkëpunimit dhe kontraktimit të punëve.  
Standardi ISO 9001:2015 i menaxhimit bazohet në përmbushjen e grupit të kërkesave pasuese:
Kërkesat e përgjithshme të sistemit të menaxhimit së cilësisë dhe dokumentacionit të nevojshëm,
Përgjegjësinë e menaxhmentit të kompanisë,
Menaxhimi me resurset materiale dhe njerëzore, 
Procesi i prodhimit gjegjësisht ofrimit të shërbimit, 
Matjet, analizat dhe përmirësimi.


KUSH MUND TË ZBATOJ DHE TË CERTIFIKOHET ME STANDARDIN ISO 9001?
Standardin ISO 9001:2015, mund ta zbatojnë të gjitha organizatat pa marrë parasysh madhësinë e saj dhe pa marrë parasysh llojin e veprimtarisë, e që mund të përfshijë:
Prodhimi, Shërbimet e ndryshme, Energjia, Përpunimi i ushqimit, Qeveri qendrore dhe lokale, Turizëm, Përpunim, Transport, Telekomunikim, Bujqësi, Edukim, Tregti etj.

ISO 14001 është standard ndërkombëtar për Sistemin e Menaxhimit të Mjedisit (SMM).
Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit sipas  ISO 14001 është një mjet menaxhues i cili i mundëson organizatës që të: 

Identifikojë dhe kontrollojë ndikimin në mjedis të shkaktuar nga aktivitetet, produktet dhe shërbimet që organizata ofron

Përmirësojë performancën mjedisore vazhdimisht 

Të aplikoj qasje sistematike në vendosjen objektivave mjedisore dhe arritjen e tyre  dhe me qëllim të demonstrimit se ato janë arritur

Siguron organizatën është duke vepruar konform kërkesave ligjore në fuqi.

ISO 14001 është ndërtuar mbi tri parime fondamentale: parandalimi i ndotjes, përputhshmëria me legjislacionin, përmirësim i vazhdueshëm i sistemit të menaxhimit të mjedisit. 
ISO 14001 të përdoret si mjet i cili fokuson aspektet tuaja të mjedisit apo mënyrën se si aktivitetet tuaja, produktet apo shërbimet e ofruara bashkëveprojnë me mjedisin (emisioni në ajër, tokë dhe ujë). Organizatat duhet të vendosë objektivat mjedisore, të përshkruajnë se çka, kush, kur dhe si i kryen aktivitetet e tyre lidhur me mjedisin, të ju përmbahen procedurave të aprovuara dhe të regjistrojnë aktivitetet e tyre në mënyrë që të dëshmojnë plotësimin e kërkesave dhe përmirësimin. 
ISO 14001 është e dizajnuar ashtu që është në përputhshmëri me standardet tjera të sistemit të menaxhimit siç janë ISO 9001(cilësi), ISO 45001(siguri në punë), ISO 17025(cilësi e laboratorëve), ISO 22000 (siguri ushqimore) dhe standardeve tjera ISO. Këto mund të integrohen në mënyrë të papengueshme nëpërmjet qasjes së krijimit të një Sistemi të Integruar të Menaxhimit. Këto standarde ofrojnë shumë parime prandaj përcaktimi për krijimin e një sistemi të integruar paraqet një mjet të shkëlqyeshëm për kursim të parave, mënyrë më të lehtë të zbatimit, menaxhimit dhe përmirësimit të shumë standardeve në të njëjtën kohë.  

KUSH MUND TË ZBATOJ DHE TË CERTIFIKOHET ME STANDARDIN ISO 14001?
Standardin ISO 14001, mund ta zbatojnë të gjitha organizatat pa marrë parasysh madhësinë e saj dhe pa marrë parasysh llojin e veprimtarisë, e që mund të përfshijë sektorin e:
Prodhimit, Energjisë, Xehetarisë, Ndërmarrjet publike në kuadër të komunës dhe qeverisë qendrore, Shërbimet e ndryshme, Përpunimi i ushqimit, Industria ndërtimore, Turizmi, Përpunim, Transport, Bujqësi, Tregti etj.

ISO 45001:2018, është standard ndërkombëtar për Sistemin e Menaxhimit të Mbrojtjes së Shëndetit dhe Sigurisë në Punë.


Ky standard është publikuar në korrik 2007, dhe adreson çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë e të gjithë punëtorëve të përfshirë në aktivitetet e organizatës. Ky standard nuk ka të bëjë me  sigurinë e produktit. 


ISO 45001 siguron kornizë efikase për menaxhimin e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë duke përfshirë përputhshmërinë me legjislacionin i cili aplikohet në aktivitetet e organizatës dhe identifikon rreziqet.

Organizatat që zbatojnë standardin ndërkombëtar ISO 45001 do të kenë një strukturë të qartë me autoritete dhe përgjegjësi të definuar, objektiva të qarta për përmirësim, rezultate të matshme, qasje të strukturuar në vlerësimin e rrezikut. Kjo përfshinë monitorimin e rregullt dhe të dështimeve në sistemin e menaxhimit të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë, auditimin e brendshëm performancës së sistemit dhe rishikimi i politikave dhe objektivave.

 
Në tregun konkurrent, klienti juaj kërkon më shumë se sa ofrimi i një çmimi të volitshëm nga furnizuesi. Kompanitë duhet të demonstrojnë që bizneset e tyre menaxhohen me efikasitet dhe përgjegjshmëri në mënyrë që ata të ofrojnë  shërbime të sigurta pa shkaktuar incidente që do të humbnin besimin e klientit. 
ISO 45001  është e dizajnuar ashtu që është në përputhshmëri me standardet tjera të sistemit të menaxhimit siç janë ISO 9001(cilësi), ISO 17025(cilësi e laboratorëve), ISO 22000 (siguri ushqimore) dhe standardeve tjera ISO. Këto mund të integrohen në mënyrë të papengueshme nëpërmjet qasjes së krijimit të një Sistemi të Integruar të Menaxhimit. Këto standarde ofrojnë shumë parime prandaj përcaktimi për krijimin e një sistemi të integruar paraqet një mjet të shkëlqyeshëm për kursim të parave, mënyrë më të lehtë të zbatimit, menaxhimit dhe përmirësimit të shumë standardeve në të njëjtën kohë.  

KUSH MUND TË ZBATOJ DHE TË CERTIFIKOHET ME STANDARDIN ISO 45001?
Standardi aplikohet në të gjitha organizatat pa marrë parasysh madhësinë që dëshirojnë të eliminojnë apo minimizojnë rrezikun që mund ti ekspozohen  punëtorët dhe palët tjera gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre. Kjo mund të përfshijë sektorin e:  
Prodhimit, Energjisë, Xehetarisë, Ndërmarrjet publike, Shërbimeve të ndryshme, Përpunimi i ushqimit, Industria ndërtimore, Përpunim, Transport, Bujqësi, Tregti etj.

ISO 50001 është standard për Sistemin e Menaxhimit të Energjisë(SME).   

Qëllimi kryesor i këtij standardi është mbështetja organizatave të ndryshme që të vendosin sistemin dhe procedurat e nevojshme për përmirësimin e efiçencës së energjisë. Menaxhimi sistematik i energjisë do duhej të rezultonte me zvogëlimin e shpenzimeve dhe emisionin e gazrave serrë. Ky standard vendosë kërkesat për sistemin e menaxhimit të energjisë në mënyrë që ti mundësohet organizatës që të zhvilloj politikat dhe objektivat që marrin në konsideratë kërkesat ligjore dhe informacionet e rëndësishme lidhur me energjinë.  


Zbatimi i ISO 50001 do të vendosë përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve që sjellin deri te shfrytëzimi më efiçent i energjisë. Kjo do të shtyjë organizatat në zbatimin e planit të monitorimit të energjisë si dhe në analizat energjetike. ISO 50001 nuk vendosë objektiva strikte të shfrytëzimit të energjisë por thjeshtë ju pajis me masa të nevojshme  që  të keni  në dispozicion proces kredibil dhe efikas të menaxhimit të energjisë për ti arritur objektivat tuaja. Ju i vendosni objektivat në harmoni me kërkesat dhe vizionin tuaj. 


Kohëve të fundit janë aprovuar shume programe qeveritare mbështesin dhe inkurajojnë organizatat e ndryshme në arritjen e objektivave energjetike dhe plotësimin e kërkesave ligjore për ruajtje të energjisë. Prandaj, ISO 50001 është standard i pranuar ndërkombëtarisht që ju të arrini kërkesat dhe të dëshmoni menaxhimin në mënyrë efiçente të energjisë së shfrytëzuar.  


ISO 50001 plotëson dhe është në përputhje me standardin ISO 9001 për menaxhim të cilësisë dhe me standardin ISO 14001 për menaxhim të mjedisit.

Gjithmone ne sherbimin tuaj

Kontakto ekipen tone

Qellimi yne eshte te ju ofrojme sherbimin qe ju duhet per biznesin tuaj!

Rruga Agron Berisha, Objekti B, Arberi, Prishtine
Hapur nga 08:00 - 16:00
Ditet e Punes
E hene - E Premte
Dergo email
info@iso-rks.com